ShBA-të nuk janë të gatshme për ndonjë marrëveshje me Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se as vendi i tij e as Irani nuk janë të gatshëm për ndonjë marrëveshje.

ShBA-të nuk janë të gatshme për ndonjë marrëveshje me Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se as vendi i tij e as Irani nuk janë të gatshëm për ndonjë marrëveshje.

Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter, Donald Trump i bëri një vlerësim vizitës së Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe të bërë në Teheran në përpjekje për të ulur tensionimin dhe për të vendosur stabilitetin në rajonin e Lindjes së Mesme.

Trump shprehu kënaqësinë nga takimi që Abe zhvilloi me liderin fetar të Iranit, Ajetullah Ali Hamanej, ndërsa shtoi se “Unë personalisht jam i mendimit se është ende herët për të bërë ndonjë marrëveshje të re mes ShBA-së dhe Iranit. As ata e as ne nuk jemi të gatshëm”.

Më pas Trump e postoi videon e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ku ai e mbanë përgjegjës Iranin për sulmet ndaj dy anijeve cisternë në Gjirin e Omanit që transportonin naftë në Japoni.

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë i Japonisë, Hiroshige Seko ka thënë se dy anije cisternë që transportonin naftë për Japoninë, janë sulmuar në Ngushticën e Hormuzit.

Në kohën kur u krye sulmi ndaj anijeve Kryeministri Abe ishte duke zhvilluar bisedime me Ali Hamanej.

 


Lajme të ngjashme