Siri – Opozitarët përgënjeshtrojnë lajmin për vendosjen e armëpushimit

Përgënjeshtrohen pretendimet për armëpushim ndërkohë që po vazhdojnë sulmet e regjimit të Esadit ndaj vendbanimeve civile në “Zonën e Çtensionimit në Idlib”.

1217903
Siri – Opozitarët përgënjeshtrojnë lajmin për vendosjen e armëpushimit

Përgënjeshtrohen pretendimet për armëpushim ndërkohë që po vazhdojnë sulmet e regjimit të Esadit ndaj vendbanimeve civile në “Zonën e Çtensionimit në Idlib”.

Forcat e regjimit të Esadit prej të mërkurës e këtej po ndërmarrin sulme intensive nga toka dhe ajri ndaj fshatrave Termel, Abidin, Marathirma dhe Sfuhen dhe ndaj vendbanimit Temenija dhe nënprefekturave Han Shejhun dhe Kefrenbil.

Ndërkohë që sulmet po vazhdojnë po rritet edhe numri i të vrarëve dhe të plagosurve.

Zëdhënësi i Ushtrisë Nasir që është pjesë e Ushtrisë së Lirë Siriane, Muhamed Rashid tha se mes opozitarëve ushtarakë dhe regjimit të Esadit nuk është arritur në ndonjë marrëveshje për armëpushim.

“Në median sociale u përhap një lajm i rrem në lidhje me armëpushimin. Mes regjimit të Esadit dhe opozitarëve ushtarakë nuk u arrit në ndonjë marrëveshje në këtë drejtim. Regjimi dhe përkrahësit e tij në 3 ditët e fundit kanë vrarë mbi 30 civilë, në mesin e të cilëve shumica janë fëmijë”, bëri të ditur zëdhënësi Rashid.

“Lajmet e rreme për armëpushim janë përhapur qëllimisht përballë avancimit të opozitarëve ushtarakë ndaj regjimit”, bëri të ditur Rashid, ndërsa shtoi se “Këto lloj lajmesh të rreme bëhen qëllimisht që regjimi të fitojë në kohë. Në saje të tyre synohet mirëmbajtja e avionëve luftarakë të regjimit dhe dërgimi i trupave shtesë”.

Ndërkohë opozitarët ushtarakë sirianë dhe grupet e armatosura kundër regjimit, arritën t’i zmbrapsin trupat e regjimit të Esadit dhe të grupeve terroriste të mbështetura nga Irani në jug të Idlibit dhe të rimarrin 4 pikat strategjike.

Qyteti i Idlibit, që ndodhet në veriperëndim të Sirisë, është pothuajse bastion i opozitarëve të regjimit prej fillimit të luftës e këtej. Numri i popullatës në qendër të Idlibit, e cila doli në 4 milionë me migrimet e brendshme, në mars 2015 u mor nën kontroll nga opozitarët ushtarakë, ndërsa ndodhet në krye të vendeve të cilat sulmohen në mënyrë intensive nga regjimi.

 


Lajme të ngjashme