Siri – 3 ushtarë turq plagosen në sulmin e regjimit ndaj pikës së vëzhgimit në Idlib

Forcat e regjimit të Beshar Esadit në Siri ndërmorën sulme me mortaja ndaj pikës numër 10 të vëzhgimit të Forcave të Armatosura të Turqisë.

Siri – 3 ushtarë turq plagosen në sulmin e regjimit ndaj pikës së vëzhgimit në Idlib

Forcat e regjimit të Beshar Esadit në Siri ndërmorën sulme me mortaja ndaj pikës numër 10 të vëzhgimit të Forcave të Armatosura të Turqisë të ngritur në kuadër të misionit të vëzhgimit të armëpushimit në Zonën e Çtensionimit në Idlib.

Bëhet e ditur se në sulm u plagosën lehtë 3 ushtarë.

Në komunikatën me shkrim të bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se nga zona Ash-Shariah që ndodhet nën kontrollin e regjimit u ndërmor një sulm i qëllimshëm ndaj pikës së vëzhgimit që ndodhet në largësi 3 km në malin Zavijah.

Në këtë sulm që u realizua me 35 të shtëna me mortaja, janë dëmtuar pajisjet dhe materialet që ndodhen në pikën e vëzhgimit.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëri të ditur se janë ndërmarrë iniciativat e nevojshme pranë Rusisë në lidhje me sulmin në fjalë.

Në komunikatën e ministrisë gjithashtu theksohet se situata është duke u monitoruar nga afër.

 


Lajme të ngjashme