Regjimi sirian vazhdon të shkelë armëpushimin në Idlib, raportohen 8 të vdekur

Tetë civilë kanë humbur jetën në sulmin ajror të ditës së martë në mbrëmje të regjimit të Beshar Esadit ndaj vendbanimeve civile në Zonën e Çtensionimit të Idlibit.

1217183

Avionët luftarakë, që i përkasin regjimit të Esadit, ndërmorën sulme të intensifikuara ajrore gjatë natës në fshatrat Hefer Ayn, Has dhe Tebbish në jug të rrethit Idlib.

Sipas informacioneve të marra nga ekipet e Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha), në jug të Idlibit në Has u vranë gjithsej 8 civilë, 2 civilë, në Tebbish 1 dhe në Kefer Ayn 5 civilë.

Ekipet në fjalë u shprehën se sulmet ajrore në Kefer Ayn ishin shumë të fuqishme dhe bënë të ditur se mund të ketë rritje në numrin e viktimave.

Në 3 ditët e fundit, në sulmet ajrore të regjimit të Esadit dhe mbështetësit të tij, Rusisë ndaj vendbanimeve brenda kufijve të Zonës së Çtensionimit të Idlibit, kanë humbur jetën 28 civilë.

Lajme të ngjashme