Gjermani – Sulmi i 3-të kundër xhamive në 2 ditë

Në murin e një xhamie në qytetin Kamen, Renani Verior-Vestfali (landi më i madh në Gjermani) janë shkruar parulla raciste.

Gjermani – Sulmi i 3-të kundër xhamive në 2 ditë

Në murin e xhamisë së Sulltan Ejupit në Kamen, një xhami që funksionon në varësi të Bashkësisë Islame Turke për Çështjet Fetare (DITIB) është parë të jetë shkruar “Shporruni!” dhe parulla raciste

Kjo është xhamia e tretë në Gjermani në shënjestër të sulmeve brenda dy ditëve. Më parë ishin sulmuar xhamia Qendrore në Kasel të landit Hesen, si dhe xhamia në Bremen, ku ishin djegur libra të Kuranit.

Kryetari i shoqatës së Xhamisë së Sulltan Ejupit, Mustafa Kose (Köse) tha në një deklaratë se shprehjet dhe parullat raciste në murin e xhamisë janë shkruar nga një grup i ekstremit të djathtë në të gdhirë të ditës së sotme.

Kose u shpreh i shqetësuar për numrin në rritje të sulmeve kundër xhamive këto ditët e fundit.

“Xhemati dhe punonjësit e çështjeve fetare janë të frikësuar dhe të shqetësuar. Ata mendojnë se këtej e tutje namazi në xhami duhet falur me dyer mbyllur. Ne nuk kemi probleme me askënd dhe me të gjithë kemi marrëdhënie të mira fqinjësore”,- u shpreh ai.

Policia ka nisur hetimin e rastit, sqaroi Kose dhe kërkoi kapjen sa më shpejt të agresorit.

 


Lajme të ngjashme