Regjimi sirian sërish sulmon pikat e vëzhgimit të Forcave të Armatosura të Turqisë

Forcat e regjimit të përbëra nga ushtria e regjimit të Esadit dhe grupeve terroriste të mbështetura nga Irani ndërmorën sulme me artileri në afërsi të pikës së 9-të të vëzhgimit.

1215155
Regjimi sirian sërish sulmon pikat e vëzhgimit të Forcave të Armatosura të Turqisë

Forcat e regjimit të Beshar Esadit në Siri ndërmorën sulme me artileri në afërsi të pikës së vëzhgimit të Forcave të Armatosura të Turqisë të ngritur në kuadër të misionit të vëzhgimit të armëpushimit në Zonën e Çtensionimit në Idlib.

Forcat e regjimit të përbëra nga ushtria e regjimit të Esadit dhe grupeve terroriste të mbështetura nga Irani ndërmorën sulme me artileri në afërsi të pikës së 9-të të vëzhgimit që ndodhet në nënprefekturën Morik në zonën rurale në veri të Hamas në jug të Idlibit.

Bëhet e ditur se pika e vëzhgimit nuk u dëmtua nga këto sulme.

Sulme të ngjashme forcat e regjimit ndërmorën edhe ndaj pikës së 10-të të vëzhgimit në Zavije në zonën rurale në veri të Hamas që ndodhet në jug të Idlibit më datat 29 prill, 4 dhe 12 maj.

Forcat e Armatosura të Turqisë në kuadër të Marrëveshjes së Astanës në Zonën e Çtensionimit në Idlib kanë ngritur 12 pika të vëzhgimit të armëpushimit. Disa kilometra përballë pikave në fjalë janë të dislokuara elementët e ushtrisë së Beshar Esadit dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani.

 


Lajme të ngjashme