Sekretari Shanahan kërkon zgjidhjen e problemeve me Turqinë në kuadër të partneritetit strategjik

Ushtruesi i detyrës së Sekretari amerikan të Mbrojtjes, Patrik Shenehen (Patrick Shanahan) i dërgoi një letër ministri të Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar.

Sekretari Shanahan kërkon zgjidhjen e problemeve me Turqinë në kuadër të partneritetit strategjik

Ushtruesi i detyrës së Sekretari amerikan të Mbrojtjes, Patrik Shenehen (Patrick Shanahan) i dërgoi një letër ministri të Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar në të cilën bëhet fjalë për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë mes dy vendeve.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë, thuhet se Sekretari amerikan Shenehen i ka dërguar një letër ministrit Akar.

Në letrën e tij ku bëhet fjalë për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë mes dy vendeve Shenehen shprehë pritshmëritë për gjetjen e zgjidhjes problemeve aktuale në kuadër të partneritetit strategjik duke e ruajtur bashkëpunimit gjithëpërfshirës në çështjet e sigurisë, ndërsa ka vënë theksin edhe në rëndësinë për vazhdimin e bisedimeve mes dy vendeve.

 


Lajme të ngjashme