Amerika i dorëzon profesorin palestinez Izraelit

Hamasi deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikësi dorëzuan Izraelit profesorin palestinez, pasi e mbajtën të burgosur për 11 vjet.

Amerika i dorëzon profesorin palestinez Izraelit

Hamasi deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikësi dorëzuan Izraelit profesorin palestinez, pasi e mbajtën të burgosur për 11 vjet.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Hamasi bëhet e ditur se udhëheqja e Uashingtonit tregoi edhe një herë qëndrim në përkrahje të Izraelit, duke i dorëzuar këtij vendi profesorin palestinez, Abdulhalim el-Eshgar pasi e mbajtën të burgosur për 11 vjet.

Në deklaratë nënvizohet se pasi doli nga burgu Eshgar ishte duke biseduar me disa vende për ta pranuar ata në ato vende dhe ky hap i hedhur nga Amerika është i papranueshëm dhe njëkohësisht udhëheqja amerikane mban përgjegjësinë për jetën dhe lirinë e Eshgarit.

Edhe Kryetari i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Heniyye në një deklaratë të bërë tha se dorëzimi i Eshgarit tek Izraeli bie ndesh me mënyrat dhe drejtësinë ndërkombëtare.

Heniyye deklaroi se ka vënë në detyrën zyrën për marrëdhënie politike të Hamasit për të ndjekur çështjen e Eshgarit dhe për t’u vënë në kontakt me vende të ndryshme.

Akademiku palestinez, Abdulhalim el-Eshgar u dënua me 11 vjet heqje lirie në vitin 2007 në Amerikë për “anëtarësim në Hamas dhe sigurim financiar për këtë lëvizje”.

Pasi mbaroi doktoratën në degën e biznesit në universitetin “Mississippi” më pas punoi si profesor në universitetin “Islam” në Gazë dhe në disa universitete në Amerikë duke filluar nga “Howard”.

 


Lajme të ngjashme