Zarif: Mossadi prodhon informacione të rreme

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Muhammed Cevad Zarif, në lidhje me sulmin ndaj 4 anijeve tregtare të Emirateve të Bashkuara Arabe në afërsi të portit “Fuceyra”, tha se shërbimi sekret izraelit, Mossad prodhon “informacione të rreme”.

Zarif: Mossadi prodhon informacione të rreme

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Muhammed Cevad Zarif, në lidhje me sulmin ndaj 4 anijeve tregtare të Emirateve të Bashkuara Arabe në afërsi të portit “Fuceyra”, tha se shërbimi sekret izraelit, Mossad prodhon “informacione të rreme”.  

Në postimin e bërë nëpërmjet llogarisë Twitter, Zarif e cilësoi Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bolton si “çoban gënjeshtar” dhe u shpreh se Mossadi i ka dhënë atij “informacione fallco”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, në lidhje me deklaratën e Boltonit se do t’i paraqesin Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara prova se pas sulmit ndaj 4 anijeve tregtare qëndron Irani, tha: “Çobani gënjeshtar i ‘ekipit B’ është duke bërtitur edhe një herë nga një gënjeshtër. Mossadi prodhon informacione rreme për Iranin në lidhje me sabotimin në Fuceyra. Më parë kisha paralajmëruar për “aksidente” dhe nisma të flamurëve fallco. Kur ju i besoni gënjeshtrave të tyre e dini se çfarë do të ndodhë. A nuk e kemi parë edhe më parë këtë lojë?”.

Zarif e cilëson Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bolton, Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu, princin Trashëgimtar të Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman dhe Princin Trashëgimtar të Abu-Dabi Muhammed bin Zayid si ‘ekipin B’ të Trumpit.

John Bolton, në deklaratën e bërë gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe javën e kaluar, kishte pretenduar se Irani qëndron pas sulmit në afërsi të portit “Fuceyra” në 12 maj ndaj 4 anijeve, 2 prej të cilave i përkisnin Arabisë Saudite dhe kishte bërë të ditur se provat për këtë do t’i paraqiten Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.



Lajme të ngjashme