Palestina reagon ndaj vendimit të Izraelit për ndërtimin e banesave të reja në Jerusalemin Lindor

Kryeministri i Palestinës, Muhamed Ishtiye reagoi ndaj vendimit për ndërtimin e mbi 800 banesave të reja në Jerusalemin Lindor të pushtuar nga Izraeli.

Palestina reagon ndaj vendimit të Izraelit për ndërtimin e banesave të reja në Jerusalemin Lindor

Kryeministri i Palestinës, Muhamed Ishtiye reagoi ndaj vendimit për ndërtimin e mbi 800 banesave të reja në Jerusalemin Lindor të pushtuar nga Izraeli.

Në deklaratën e tij me shkrim Ishtiye tha se zbatimet e Izraelit bien ndesh me drejtësinë, ligjet dhe konsensusin ndërkombëtar dhe kërkoi nga shoqëria ndërkombëtare, që të bëjë presion ndaj udhëheqjes së Tel-Avivit.

Kryeministri palestinez kërkoi nga të gjitha vendet që njohin pavarësinë e shtetit palestinez me kufijtë e vitit 1967 dhe kryeqytet Jerusalemin Lindor, që t’i dalin për zot “zgjidhjes me dy shtete”, që Izraeli mundohet të zhdukë me politikat ditore që zbaton.

Gjithashtu ai tërhoqi vëmendjen edhe ndaj kërcënimeve të Izraelit për aneksimin e disa rajoneve të Bregut Perëndimor.   

Ministria e Çështjeve Publike dhe Urbanizimit të Izraelit, në deklaratën që kishte bërë më 30 maj kishte deklaruar se kishte hapur tenderin për ndërtimin e 805 banesave.  

Në deklaratë ishte bërë e ditur se banesat do të ndërtohen në njësitë e vendbanimit “Ramot” dhe “Pisgat Ze’ev” në Jerusalemin Lindor.

Edhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në deklaratën e bërë në muajin prill në “Kanal 12” kishte shprehur planin për aneksimin izraelit të njësive të jashtëligjshme të banimeve çifute në Bregun Perëndimor të pushtuar nga ky vend në mënyrë të koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Bregun Perëndimor, të pushtuar nga Izraeli pas luftës së vitit 1967 gjenden afërsisht 250 njësi vendbanimi të jashtëligjshme çifute.

Në këto njësi banimi jetojnë mbi 400 mijë kolonë çifutë.

Sipas drejtësisë ndërkombëtare, vendbanimet çifute në tokat e pushtuara pranohen si të jashtëligjshme.

 



Lajme të ngjashme