Trump: E tërë bota po sheh masakrat në Idlib

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se bota po sheh masakrimin e shumë civilëve pa bërë asnjë diferencim në qytetin Idlib nga ana e Rusisë, regjimit sirian dhe Iranit.

Trump: E tërë bota po sheh masakrat në Idlib

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se bota po sheh masakrimin e shumë civilëve pa bërë asnjë diferencim në qytetin Idlib nga ana e Rusisë, regjimit sirian dhe Iranit.

Trump bëri një postim në median sociale Twitter në lidhje sulmet e Rusisë dhe regjimit të Esadit, ku janë masakruar me dhjetëra njerëz.

“Dëgjoj se Rusia, regjimi sirian dhe pjesërisht Irani janë duke masakruar shumë civilë pa bërë asnjë përjashtim në sulmet e dhunshme që ndërmarrin në qytetin Idlib. Bota sheh këtë masakër. Cili është qëllimi, çfarë do t’iu sigurojë? Ndalni!” shkroi Trump.

Bëhet e ditur se në muajin e kaluar në Siri, forcat e përbëra nga ushtria e regjimit të Beshar Esadit dhe terroristët e huaj të mbështetur nga Irani, vranë 269 civilë, ndër të cilët edhe gra e fëmijë.  

Si pasojë e shkeljes së armëpushimit të Idlibit nga ana e regjimit sirian dhe mbështetësve të tij, të nënshkruar në 17 shtator 2018 ndërmjet Turqisë dhe Rusisë, mbi 553 mijë civilë janë detyruar të zhvendosen.

Regjimi, me anë të sulmeve ajrore në një hapësirë të gjerë në Zonën e Çtensionimit në Idlib të filluara në 25 prill me mbështetjen e Rusisë dhe grupeve terroristë të mbështetura nga Irani kanë marrë kontrollin e rreth 100 kilometrave katrorë. Kurse ushtarakët opozitarë herë pas here bëjnë operacione për të marrë kontrollin e zonës në fjalë nga forcat e regjimit.  

 


Lajme të ngjashme