Sulmi terrorist në Azez, numri i viktimave arrin në 21

Si pasojë e sulmit me autobombë, që ndodhi mbrëmjen e të dielës në qendrën e nënprefekturës Azez të Halepit,u plagosën edhe 45 civilë.

1213161
Sulmi terrorist në Azez, numri i viktimave arrin në 21

Arrin në 27 numri i civilëve që kanë humbur jetën në sulmin terrorist me bombë, që ndodhi mbrëmjen e të dielës në nënprefekturën Azez në rrethin Halep, qytet ky që ndodhet në veri të Sirisë.

Sipas informacioneve të Beretave të Bardha, në sulmin terrorist me autobombë, që ndodhi mbrëmjen e të dielës në qendrën e nënprefekturës Azez, që është nën kontrollin e opozitarëve në kufirin e Sirisë me Turqinë, numri i viktimave nga 14 u rrit në 21.

Si pasojë e sulmit u plagosën edhe 45 civilë.

Forcat e sigurisë kishin qëndruan mbi mundësinë se sulmi mund të jetë kryer nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK.

 

Fjalët Kyçe: #Halep , #sulm me autobombë , #Azez

Lajme të ngjashme