Sudan - BE-ja i bën thirrje Këshillit Ushtarak për vetëpërmbajtje

Bashkimi Evropian, në lidhje me ndërhyrjen e forcave të sigurisë ndaj protestuesve përpara shtabit të ushtrisë në kryeqytetin Hartum të Sudanit, i bëri thirrje Këshillit Ushtarak që të ketë respekt për të drejtën e popullit për të protestuar.

Sudan - BE-ja i bën thirrje Këshillit Ushtarak për vetëpërmbajtje

Bashkimi Evropian, në lidhje me ndërhyrjen e forcave të sigurisë ndaj protestuesve përpara shtabit të ushtrisë në kryeqytetin Hartum të Sudanit, i bëri thirrje Këshillit Ushtarak që të ketë respekt për të drejtën e popullit për të protestuar dhe për t’i dorëzuar “me shpejtësi” udhëheqjen civilëve.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic në deklaratën e saj, tha: “Po ndjekim nga afër zhvillimet në Sudan. I bëjmë thirrje Këshillit Ushtarak që të sillet me përgjegjësi dhe të respektojë të drejtën e popullit për të shprehur shqetësimet e tij”.

Ajo theksoi se çdo hap i Këshillit ushtarak, që shton dozën e dhunës, do të pengojë procesin politik, dhe shtoi: “Prioriteti i Bashkimit Evropian është dorëzimi i udhëheqjes tek civilët në mënyrë të shpejtë”.  

Si pasojë e ndërhyrjes në orët e mëngjesit nga ushtria sudaneze ndaj popullit, që bën prej javësh rojën e demokracisë përpara shtabit ushtarak në kryeqytetin Hartum, kanë humbur jetën 9 persona.

Protestat që filluan në Sudan më 19 dhjetor 2018 për shkak të krizës ekonomike u përhapën me shpejtësi në kryeqytet dhe pasi u kthyen në një protestë kundër qeverisë në mbarë vendin, ushtria më 11 prill mori kontrollin e udhëheqjes së vendit dhe kështu mori fund periudha 30-vjeçare e Omer Al-Beshir.



Lajme të ngjashme