Trump në 18 qershor shpall kandidaturën për mandatin e dytë

"Më 18 qershor do të shpall kandidaturën time presidenciale me zonjën e parë Melanie, nënpresidentin Mike Pence dhe zonjën e dytë Karen Pence", tha Trump.

Trump në 18 qershor shpall kandidaturën për mandatin e dytë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump ka njoftuar se më 18 qershor do të shpallë kandidaturën e tij për të garuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

"Në mitingun që do të mbahet në Orlando të Floridës më 18 qershor do të shpall kandidaturën time presidenciale me Zonjën e Parë Melanie, nënpresidentin Mike Pence dhe Zonjën e Dytë Karen Pence", shkruan Trump në postimin që ka bërë në Twitter.

Kurse në frontin e Demokratëve garën për kandidatin e zgjedhjeve të 2020-s e kryeson me një diferencë të madhe ish-ndihmëspresidenti Joe Biden.

Zgjedhjet e 58-ta presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) u mbajtën më 8 nëntor 2016 dhe u fituan nga Donald Trump, i cili është presidenti i 45-të amerikan. Detyrën në Shtëpinë e Bardhë Trump e filloi pas betimit në 20 janar 2017.

Zgjedhjet e 59-ta presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) do të mbahen më 3 nëntor 2020.



Lajme të ngjashme