Teherani reagon nga komunikatave të Këshillit të Bashkëpunimi të Gjirit dhe Samitit Arab

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka reaguar të premten ndaj deklaratave lidhur me vendin e tij në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) dhe Samitin Arab.

Teherani reagon nga komunikatave të Këshillit të Bashkëpunimi të Gjirit dhe Samitit Arab

I pranishëm në marshimin e organizuar në Teheran me rastin e Ditës së Jerusalemit, Zarifi reagoi para kamerave të medias shtetërore kundër komunikatave për Iranin në Samitin Arab dhe takimin e GCC-së.

“Shtetet pjesëmarrëse në Samitit Arab gëzuan mbrëmë Izraelin duke bërë zhurmë kundër Iranit. Në takimin e sotëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) do të ishte më mirë sikur të ndërmerrnin hapat që janë synimi themeltar i OBI-t. Dhe ky synim është mbrojtja e popullit të Jerusalemit dhe kombit palestinez”, deklaroi ai duke rikujtuar se samiti 14. i zakonshëm Organizatës së Bashkëpunimit Islam mbahet sot (31 maj) në Mekë.

Kryeediplomati iranian e vijoi deklaratën e tij me këto fjalë: “Liderët e disa shteteve arabe i rren mendja se do t’ua arrijnë qëllimeve të tyre duke u renditur në krah të Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Synimi i këtyre është të konsolidojnë postet e tyre dhe të arrijnë qëllime e tyre në këtë pikë. Mirëpo Netanyahu me Kubenë e Hekurt s’mbrojti dot as Izraelin. Vallë si mund t’i mbrojë këto shtete?”

Në komunikatat përfundimtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit dhe Samitit Arab, ku morën pjesë liderët e 21 shteteve arabe, Iranit i bëhet thirrje që “të mos e shtyjë rajonin në luftë, të mos ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve të rajonit, të mos mbështesë organizatat terroriste dhe të mos kërcënojë transportin ndërkombëtar detar”.



Lajme të ngjashme