Forcat e regjimit sirian sulmojnë pikën e vëzhgimit të Forcave të Armatosura Turke

Supozohet se sulmet janë kryer nga zona malore në lindje të Latakijes ose nga zona rurale Kerim e Hamas.

Forcat e regjimit sirian sulmojnë pikën e vëzhgimit të Forcave të Armatosura Turke

Forcat e regjimit sirian ndërmorën sulme me artileri në afërsi të pikave të vëzhgimit të Forcave të Armatosura të Turqisë të ngritura për të monitoruar armëpushimin në Zonën e Çtensionimit në Idlib.

Forcat e regjimit të përbëra nga ushtria e rregullt e Sirisë dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani kanë shtënë me armë të rënda në afërsi të pikës së vëzhgimit të Ushtrisë Turke të ngritur në Zavije në zonën rurale në veriperëndim të Hamas.

Në sulmin në fjalë pika e vëzhgimit e Ushtrisë Turke nuk pësoi dëme.

Supozohet se sulmet janë kryer nga zona malore në lindje të Latakijes ose nga zona rurale Kerim e Hamas.

Pikën e njëjtë forcat e regjimit e kishin marrë në objektiv më 29 prill, 4 dhe 12 maj.

Në kuadër të Marrëveshjes së Astanës Forcat e Armatosura të Turqisë në këtë rajon kanë ngritur 12 pika të vrojtimit për ruajtjen e armëpushimit në zonën e Çtensionimit në Idlib.

Përballë pikave të vrojtimit në distancë disa kilometra janë të dislokuara forcat e regjimit të Esadit dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani.

 


Lajme të ngjashme