Iran – Zarif: Veprimet do të tregojnë se cili është qëllimi i Trumpit, jo fjalët

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Mohammad Javad Zarif, deklaroi të hënën vonë se vendi i tij nuk synon armën bërthamore dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tensionojnë rajonin duke dëmtuar popullin iranian.

Iran – Zarif: Veprimet do të tregojnë se cili është qëllimi i Trumpit, jo fjalët

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Zarif iu përgjigj Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili gjatë vizitës së tij në Japoni qe shprehur në lidhje me tensionin në rritje javëve të fundit me Iranin duke thënë: “Dua të bëj të qartë se ne s’kërkojmë ndryshim të regjimit, por nuk duam armë nukleare.”

Në mesazhin e tij në “Twitter”, shefi i diplomacisë iraniane shkruan: “(Lideri fetar iranian) Ajatollah Khamenei tha shumë kohë më parë se ne nuk po synojmë armë bërthamore duke lëshuar një fetva (dekret) që i ndalon ato. Terrorizmi ekonomik i ‘Skuadrës B’ po dëmton popullin iranian dhe shkakton tension në rajon. Veprimet – jo fjalët – do të tregojnë se cili është qëllimi i Donald Trumpit.”

Duke theksuar se gjatë vizitës në Japoni ka diskutuar me Kryeministrin Shinzo Abe edhe për Iranin, presidenti amerikan qe prononcuar me këto fjalë: “Unë njoh shumë njerëz nga Irani, këta janë njerëz të mrekullueshëm. Irani ka shansin të bëhet një vend i shkëlqyer me të njëjtën udhëheqje. Dua të bëj të qartë se ne s’kërkojmë ndryshim të regjimit, por nuk duam armë nukleare.”

Më herët, Zarif ka tërhequr vëmendjen se këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman dhe princi i kurorës së Abu-Dabit, Mohammed bin Zayed Al-Nahyan, të cilët ai i quan “Skuadra B”, po tentojnë që ta tërheqin Trumpin në një luftë kundër Iranit.



Lajme të ngjashme