Austri - Qeveria e Kancelarit Kurz nuk mori votëbesimin në Kuvend

Në votëbesimin ndaj Kryeministrit Kurz dhe qeverisë së përkohshme të mbajtur në seancën e posaçme të Kuvendit Kombëtar, shumica e të cilit përbëhet nga opozita, u votua pro rrëzimit të qeverisë.

1209359
Austri - Qeveria e Kancelarit Kurz nuk mori votëbesimin në Kuvend

Qeveria austriake e kancelarit Sebastian Kurz, nuk arriti të marrë votëbesimin në Kuvendin Kombëtar.

Në votëbesimin ndaj Kryeministrit Kurz dhe qeverisë së përkohshme të mbajtur në seancën e posaçme të Kuvendit Kombëtar, shumica e të cilit përbëhet nga opozita, u votua pro rrëzimit të qeverisë.

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Popullore të Austrisë (ÖVP), Sebastian Kurz, në reagimin e bërë ndaj atyre që përdorën votën kundër tij dhe qeverisë tha se “Vendimin e fundit do ta japë populli”.

Kurz gjithashtu bëri të ditur se skandali i publikimit të videos sekrete, në të cilën ish-lideri i të djathtës ekstreme dhe njëherësh Zëvendëskancelar i vendit, Heinz-Christian Strache, bënte pazarllëqe me Rusinë, ka dëmtuar koalicionin dhe qeverinë.

Ndërkohë Presidenti, Alexander Van der Bellen bëri të ditur se deri në emërimin e qeverisë së përkohshme në postin e Kancelarit do të jetë ministri i Financave, Hartwig Loger. Ndërkaq ministrat e tjerë do të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre deri në përcaktimin e kabinetit të ri.

Kështu për herë të parë në Parlamentin e pasluftës së Dytë Botërore, e cila u quajt Republika e Dytë, një kryeministër i vendit shkarkohet me votëbesim.

Javën e kaluar u publikua një video sekrete e ish-liderit të partisë së djathtës ekstreme, FPO dhe Zëvendëskryeministri, Heinz-Christian Strache të xhiruar në ishullin Ibiza të Spanjës, ku ai i ofronte një investitori rus, kontrata me shtetin në këmbim të mbështetjes financiare për partinë e tij politike në zgjedhjet e përgjithshme, pas së cilës lideri i të djathtës ekstreme u detyra të japë dorëheqje.



Lajme të ngjashme