Regjimi sirian përdor përsëri armë kimike, SNHR bën thirrje për veprim ndërkombëtar

Rrjeti sirian për të drejtat e njeriut (SNHR) bëri të ditur se është evidentuar përsëri një sulm me armë kimike nga regjimi i Beshar Esadit dhe kërkoi që Amerika, Franca dhe Anglia të përmbushin premtimet e dhëna për luftën kundër regjimit.

1209189
Regjimi sirian përdor përsëri armë kimike, SNHR bën thirrje për veprim ndërkombëtar

Rrjeti sirian për të drejtat e njeriut (SNHR) bëri të ditur se është evidentuar përsëri një sulm me armë kimike nga regjimi i Beshar Esadit dhe kërkoi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Anglia të përmbushin premtimet e dhëna për luftën kundër regjimit.

Në raportin e djeshëm (e diel), rrjeti sirian për të drejtat e njeriut (SNHR) deklaroi se kishin përcaktuar se regjimi i Esadit kishte ndërmarrë një sulm me armë kimike në 19 maj.  

Sipas raportit, në datën në fjalë në lindje të qytetit Lazkije, që është në kontrollin e opozitarëve dhe grupeve ushtarake kundër regjimit, në fshatin Kebine u hodhën 3 raketa me gaz helmues.

Duke u bazuar në burimet spitalore dhe informacionet e dëshmitarëve okularë, njerëzit e ndikuar nga gazi në fjalë patën probleme me frymëmarrjen, skuqje të syve dhe lotim të tyre.

Në raport bëhet e ditur se vitin e kaluar pas sulmeve me armë kimike të regjimit të Esadit më 7 prill ndaj nënprefekturës Duma në rajonin e Gutës Lindore të kryeqytetit Damask, më 14 prill 2018 Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Anglia ndërmorën sulme ndaj pikave ushtarake të regjimit.  

Rrjeti sirian për të drejtat e njeriut kërkoi nga këto tre vende që të përmbushin premtimet e dhëna për përdorimin e armëve kimike.

Në raport bëhet e ditur se regjimi i Esadit, që kur ka filluar lufta civile në Siri në vitin 2011 e deri më sot ka përdorur 217 herë armë kimike.



Lajme të ngjashme