Peruja tronditet nga një tërmet i fuqishëm prej 8 ballësh, për momentin s’ka viktima

Qendra për Kërkime Gjeologjike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USGS) njoftoi se tërmeti me epiqendër 80 km në juglindje të rajonit Lagunas, ka ndodhur 115 km në thellësi të Tokës.

Peruja tronditet nga një tërmet i fuqishëm prej 8 ballësh, për momentin s’ka viktima

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur Perunë të dielën.

Qendra për Kërkime Gjeologjike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USGS) njoftoi se tërmeti me epiqendër 80 km në juglindje të rajonit Lagunas, ka ndodhur 115 km në thellësi të Tokës.

Tërmeti ka shkaktuar dëme materiale në zona të ndryshme të vendit, por deri tani, fatmirësisht, nuk janë raportuar viktima.

Presidenti peruan, Martin Vizcarra, deklaroi përmes medias sociale se autoritetet janë duke vazhduar aktivitetet në zonat e prekura nga tërmeti.

Kryetari i Bashkisë Lagunas, Arri Pezo, theksoi se tërmeti u ndje fuqishëm në rajon.

Bëhet e ditur se në qytetin Yurimaguas janë shembur një numër i madh ndërtesat të vjetra dhe është ndërprerë energjia elektrike.

Në kryeqytetin Lima të vendit njerëzit kanë dalë nëpër sheshe për t’i shpëtuar shembjes së mundshme të ndërtesave.

Tërmeti u ndje gjithashtu në shtetet fqinje si Brazili, Kolumbia dhe Ekuadori.



Lajme të ngjashme