Bashkimi Evropian – 21 shtete anëtare në votime për zgjedhjet e Parlamentit Evropian

Gjithsej 21 shtete anëtare të Bashkimit Evropian votojnë të dielën për zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Rezultatet jozyrtare pritet të bëhen publike që në mbrëmje.

Bashkimi Evropian – 21 shtete anëtare në votime për zgjedhjet e Parlamentit Evropian

Qytetarët e Gjermanisë, Austrisë, Belgjikës, Bullgarisë, Danimarkës, Estonisë, Finlandës, Francës, Kroacisë, Spanjës, Suedisë, Italisë, Greqisë, Qipros Greke, Lituanisë, Luksemburgut, Hungarisë, Polonisë, Portugalisë, Rumanisë, Sllovenisë dhe Greqisë do të votojnë në fazën përfundimtare të zgjedhjeve.

Midis 23 dhe 25 majit, të drejtën e votës e ushtruan qytetarët e Britanisë së Madhe, Holandës, Çekisë, Irlandës, Sllovakisë, Maltës dhe Letonisë.

Zgjedhjet e Parlamentit Evropian organizohen në përputhje me ligjet e brendshme të shteteve anëtare.

Rreth 400 milionë qytetarë evropianë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e PE-së duke i bërë ato zgjedhjet e dyta më të mëdha demokratike pas Indisë. Gara e këtij viti zhvillohet mes të tetë grupeve të ndryshme brenda Parlamentit Evropian, i cili përbëhet nga gjithsej 751 vende.

Zgjedhjet e PE-së mbahen çdo pesë vjet. Në zgjedhjet e vitit 2014 pjesëmarrja në votime ishte 42 për qind.

Parlamenti Evropian, i cili vepron si organ legjislativ i BE-së, së bashku me Këshillin e Bashkimit Evropian miratojnë ligjet dhe buxhetin e Unionit .



Lajme të ngjashme