Afganistan - 3 të vdekur në sulmin me bombë

Tre persona u vranë dhe 32 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me bombë gjatë namazit të së premtes në një xhami të kryeqytetit afgan, Kabul.

Afganistan - 3 të vdekur në sulmin me bombë

Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Kabulit, Ferdevs Faramarz tha se bomba e vendosur në mihrabin e xhamisë al-Takva në lagjen Sarak Nev të Kabulit kishte shpërthyer gjatë namazit të xhumasë.

Faramarz tha se në sulm kishte humbur jetën imami i xhamisë dhe dijetari fetar Mevlevi Samiullah Reyhan, i cili mund të ishte marrë në shënjestër në këtë sulm, pasi në programet televizive ku ai merrte pjesë “kishte deklaruar se ishte kundër akteve terroriste”.

Kurse zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Vahidullah Mayar tha se në sulm së bashku me dijetarin fetar Reyhan kishin humbur jetën edhe dy persona të tjerë dhe ishin plagosur 32 vetë, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Përgjegjësinë e sulmit nuk e ka marrë ende përsipër ndonjë grup apo organizatë.



Lajme të ngjashme