Vrasjet e fëmijëve në Siri përbëjnë anën më të hidhur të luftës

Vetëm gjatë sulmeve të ndërmarra muajin e kaluar ndaj zonave të Idlibit dhe Hamas kanë humbur jetën të paktën 38 fëmijë.

Vrasjet e fëmijëve në Siri përbëjnë anën më të hidhur të luftës

Në një komunikatë me shkrim të bërë nga organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve “Save the Children” thuhet se në sulmet e ndërmarra ndaj Idlibit dhe Hamas gjatë muajit prill në mesin e 38 fëmijëve të vrarë 9 kanë humbur jetën në shkollë, 11 në shtëpi, 7 në treg, 2 në kampe, 1 në spital dhe të tjerët në rrugë.

Organizata ndërkombëtare e shoqërisë civile, e cila njofton se për shkak të sulmeve ndaj Idlibit dhe Hamas me mijëra familje janë zhvendosur në qytete në afërsi të kufirit me Turqinë dhe në kampe të refugjatëve, bën të ditur se nga sulmet ajrore dhe bombardimet janë dëmtuar 18 qendra shëndetësore që ofrojnë shërbime për mbi 200 mijë njerëz dhe se në këto sulme kanë humbur jetën 4 punonjës të këtyre qendrave.

Turqi, Rusia dhe Irani gjatë mbledhjes të mbajtur më 4-5 maj 2017 në Astanë, zonën e Idlibit me rrethinë e shpallën si “Zonë e Çtensionimit”. Pas shkeljes së armëpushimit nga forcat e regjimit Turqia dhe Rusia arritën në marrëveshje shtesë. Mirëpo regjimi dhe përkrahësit e tij krahas marrëveshjes së arritur në Soçi më 17 shtator 2018 po vazhdojnë me sulme, të cilat vijnë duke u rritur çdo herë e më shumë.

Sulmet në rritje po vazhdojnë me intensitet të njëjtë prej mbledhjes së 12-të që u organizua më 25-26 prill mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit në kryeqytetin Nur-Sulltan të Kazakistanit.

Burimet e Mbrojtjes Civile njoftojnë se në sulmet e organizuara prej 25 prillit e këtej kanë humbur jetën të paktën 200 civilë dhe janë plagosur mbi 500 të tjerë.

Regjimi i Esadit dhe përkrahësit e tij me sulmet që ndërmarrin janë duke bërë shkeljen e marrëveshjes së Idlibit të nënshkruar më 17 shtator 2018 mes Turqisë dhe Rusisë. Si pasojë e këtyre sulmeve nga shtëpitë e tyre janë zhvendosur mbi 553 mijë civilë.

Në sulmet që regjimi i Esadit dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani edhe me përkrahje nga ajri nga Rusia, para afërsisht 3 javëve e filluan një ofensivë të gjerë ndaj Zonës së Çtensionimit në Idlib dhe arritën të vënë nën kontroll një zonë prej 100 kilometra katror. Ndërkaq opozitarët ushtarakë herë pas here ndërmarrin operacione për të rivendosur kontrollin ndaj këtyre zonave.

 


Lajme të ngjashme