Kuvajti njofton fillimin e bisedimeve ShBA-Iran

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kuvajtit, Halid al-Xharullah tha se kanë nisur bisedimet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Iranit për ti dhënë fund tensionit në rritje në rajon.

Kuvajti njofton fillimin e bisedimeve ShBA-Iran

Në përgjigje të interesit të gazetarëve Xharullah tha se “Bisedimet mes palëve (Uashington dhe Teheran) kanë filluar. Ka kontakte dhe lëvizje”.

“Zhvillimi i fundit që ka ndodhur në këtë suazë, ka të bëjë me kontaktet që ka realizuar në Iran ministri i Punëve të Jashtme të Omanit, Jusuf bin-Alevi. Ne kemi besim se në rajon do të fitojë mençuria dhe arsyeja”,- u tha Xharullahu gazetarëve.

Rajoni do të çlirohet nga konfliktet dhe do të dominojë stabiliteti, u shpreh zyrtari kuvajtian, duke e argumentuar optimizmin e tij lidhur me këtë çështje me deklaratat që kanë ardhur nga Irani dhe ShBA-ja në drejtim të shmangies së luftës.

“Ekziston një situatë optimiste dhe shpresëdhënëse për të marrë nën kontroll rreziqet që kërcënojnë sigurinë e rajonit”,- theksoi Xharullah.

 


Lajme të ngjashme