Siri – Regjimi i Esadit martirizon 6 civilë në Zonën e Çtensionimit në Idlib

Sipas informatave të marra nga burimeve vendore forcat e regjimit të përbëra nga ushtria e Esadit dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani, të mërkurën në orën e mbrëmjes ndërmorën sulme ajrore dhe me armë të rënda ndaj venbanimeve civile në Idlib.

Siri – Regjimi i Esadit martirizon 6 civilë në Zonën e Çtensionimit në Idlib

Në sulmet që avionët luftarakë të regjimit të Beshar Esadit në Siri ndërmorën ndaj vendbanimeve civile në Zonën e Çtensionimit në Idlib janë vrarë 6 civilë.

Sipas informatave të marra nga burimeve vendore forcat e regjimit të përbëra nga ushtria e Esadit dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani, të mërkurën në orën e mbrëmjes ndërmorën sulme ajrore dhe me armë të rënda ndaj nënprefekturave Han Shejhun, Xhisër Esh-Shugur dhe Serakib, ndaj fshatrave Ishtebrak, Keferruma, Marritharma, Sfuhen, Esh-Shahin, Al-Kasabije, Abidin, Hish, Kirasaa, Kefer Sixhne dhe Nukejir dhe ndaj fshatit Al-Havixhe në veriperëndim të Hamasë.

Sipas informatave të marra nga ekipet e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha), në sulmet ajrore të ndërmarra të mërkurën në orët e mbrëmjes ndaj nënprefekturave Xhisër Esh-Shugur, Serakin dhe fshatrave Sfuhen, Es-Sahin dhe Al-Havixhe, janë vrarë 6 civilë.

Burimet e Mbrojtjes Civile bëjnë të ditur se në sulmet ajrore të ndërmarra prej 25 prillit e këtej kanë humbur jetën të paktën 195 civilë, ndërsa janë plagosur 485 të tjerë.

Në sulmet që regjimi i Esadit dhe përkrahësit e tij ndërmarrin duke bërë shkelje të armëpushimit të vendosur me nënshkrimin e marrëveshjes së Idlibit mes Turqisë dhe Rusisë më 17 shtator 2018 e këtej kanë humbur jetën mbi 553 civilë.

Në sulmet që regjimi i Esadit dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani edhe me përkrahje nga ajri nga Rusia, para afërsisht 3 javëve e filluan një ofensivë të gjerë ndaj Zonës së Çtensionimit në Idlib dhe arritën të vënë nën kontroll një zonë prej 100 kilometra katror. Ndërkaq opozitarët ushtarakë herë pas here ndërmarrin operacione për të rivendosur kontrollin ndaj këtyre zonave.

 


Lajme të ngjashme