Jeffrey: Trump është i vetëdijshëm për lidhjen politike të Forcave Demokratike Siriane dhe PKK-së

Përfaqësuesi special i ShBA-së për Sirinë, James Jeffrey bëri të ditur që ende nuk u arrit në marrëveshje me Turqinë për formimin e zonës së sigurt në veri të Sirisë, ndërsa njoftoi se negociatat për këtë çështje po vazhdojnë ende.

Jeffrey: Trump është i vetëdijshëm për lidhjen politike të Forcave Demokratike Siriane dhe PKK-së

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Sirinë, Xhejms Xhefri (James Jeffrey) ka thënë se “Presidenti (Donald Trump) është i vetëdijshëm për lidhjen politike të shumicës së elementëve të Forcave Demokratike Siriane me organizatën separatiste terroriste PKK”.

Xhefri mbajti një fjalim në mbledhjen me temë “Duke kërkuar zgjidhje në Siri: Strategjia e administratës Trump”, që u mbajt në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Përfaqësuesi bëri të ditur që ende nuk është arritur një marrëveshje me Turqinë për formimin e zonës së sigurt në veri të Sirisë, ndërsa njoftoi se negociatat për këtë çështje po vazhdojnë ende.

“Presidenti Trump është i vetëdijshëm për lidhjen politike të shumicës së elementëve të Forcave Demokratike Siriane me organizatën separatiste terroriste PKK. Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me turqit dhe partnerët tanë vendorë për formimin e zonës së sigurt, por ende nuk kemi arritur në ndonjë marrëveshje”, njoftoi Xhefri.

Ai e perceptoi Turqinë si njërën prej vendeve që u ndikua më së shumti nga lufta civile në Siri dhe tha se kërcënimet me të cilat ajo ballafaqohet po vazhdojnë ende, ndërsa theksoi që në rast të sulmit të organizatës separatiste terroriste PKK në veri apo në ndonjë zonë tjetër të Sirisë, atëherë “do të kemi një përvojë të dytë të malit Kandil”.

 


Lajme të ngjashme