Dy luftanije amerikane kalojnë sërish Ngushticën e Tajvanit

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit bëri të ditur se dy luftanije të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) kishin kaluar të mërkurën Ngushticën e Tajvanit.

Dy luftanije amerikane kalojnë sërish Ngushticën e Tajvanit

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit bëri të ditur se dy luftanije të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) të mërkurën kishin kaluar Ngushticën e Tajvanit.

Ministria sqaroi se anijet amerikane janë të lira të kalojnë nga Ngushtica e Tajvanit.

Kurse Kina nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë në lidhje me kalimin e anijeve amerikane.

Dy luftanije amerikane kishin kaluar nga Ngushtica e Tajvanit edhe në muajt korrik dhe tetor të 2018-s si dhe muajin e kaluar (maj 2019).

Pekini zyrtar ka përvetësuar parimin “Një Kinë” dhe thotë se vetëm ata e përfaqësojnë Kinën në shoqërinë ndërkombëtare dhe paralajmëron për ndërhyrje ushtarake në Tajvan, në rast se ky i fundit do të shpallë pavarësinë.

Me ardhjen e Mao Ce Dunit në pushtet në vitin 1949 në Kinë disa anëtarë të qeverisë u arratisën në Tajvan, ku shpallën pavarësinë e ishullit dhe krijuan Tajvanin e sotëm, të cilin ata e quajtën “Kina nacionaliste”.

Mirëpo Kina nuk e kishte njohur pavarësinë e Tajvanit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) edhe pse si autoritet legjitim politik që përfaqëson Kinën në botë njohin Republikën Popullore të Kinës dhe jo Tajvanin, përsëri ato vazhdojnë ti ruajnë lidhjet me Tajvanin në rrugë jozyrtare. ShBA e mbështet ishullin në fushën e mbrojtjes dhe çdo vit i shet Tajvanit armatim me vlerë miliarda dollarë.



Lajme të ngjashme