Formohet qeveria e koalicionit në Republikën Turke të Qipros së Veriut

Pas marrëveshjes ndërmjet Partisë së Unitetit Kombëtar (UBP) dhe Partisë Popullore (HP) për formimin e qeverisë së koalicionit në Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), lista me emrat e rinj të Këshillit të Ministrave u lexua në Kuvend.

Formohet qeveria e koalicionit në Republikën Turke të Qipros së Veriut

Siç bën të ditur Agjencia Turke e Lajmeve (TAK), Kuvendi Republikan i RTQV-së realizoi të mërkurën një seancë plenare të jashtëzakonshme nën drejtimin e Kryeparlamentarit Teberruken Uluçay.

Në këtë seancë, Mesut Genç, deputet i HP-së dhe njëherësh sekretar i Kuvendit, lexoi listën me emrat e rinj të Këshillit të Ministrave për të informuar deputetët e pranishëm.

Emrat në listën që u lexua në Kuvend dhe që kryetari i UBP-së, Ersin Tatar, i paraqiti sot Presidentit Mustafa Akinci, janë:

  1. Kryeministër - Ersin Tatar (UBP)
  2. Zv/kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme - Kudret Ozersay (HP)
  3. Ministre e Punëve të Brendshme - Aysegul Baybars Kadri (HP)
  4. Ministër i Punëve Publike dhe Transportit - Tolga Atakan (HP)
  5. Ministër i Financave - Olgun Amcaoglu (UBP)
  6. Ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës - Hasan Taçoy (UBP)
  7. Ministër i Bujqësisë dhe Burimeve Natyrore - Dursun Oguz (UBP)
  8. Ministër i Shëndetësisë - Ali Pilli (UBP)
  9. Ministër i Arsimit dhe Kulturës - Nazim Çavusoglu (UBP)
  10. Ministër i Turizmit dhe Mjedisit - Unal Ustel (UBP)
  11. Ministër i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore - Faiz Sucuoglu (UBP)

Në bazë të vendimit të marrë, programi i qeverisë do të lexohet në Kuvend të hënën e 27 majit.

Kryetari i Kuvendit Republikan të RTQV-së, Uluçay, uroi që qeveria e re të sjellë mirësi në vend.

Seanca parlamentare e radhës do të mblidhet më datë 27 maj, ditë e hënë.



Lajme të ngjashme