Kremlini reagon ndaj Ukrainës, që kërkoi intensifikim e sanksioneve ndaj Rusisë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov vlerësoi thirrjen e Zelenskiy “për vazhdim të sanksioneve ndaj Rusisë” drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kremlini reagon ndaj Ukrainës, që kërkoi intensifikim e sanksioneve ndaj Rusisë

Rusia reagon ndaj Kryetarit të Shtetit të Ukrainës, Vladimir Zelenskiy në lidhje me sanksionet...

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov vlerësoi thirrjen e Zelenskiy “për vazhdim të sanksioneve ndaj Rusisë” drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Peskov, në një prononcim të bërë në Moskë, tha se intensifikimi i sanksioneve të Amerikës ndaj Rusisë nuk do të përmirësojë gjendjen në Ukrainë.

“Deklaratat për ashpërsim të sanksioneve nuk do të ndihmojnë Kryetarin e Shtetit të Ukrainës, Vladimir Zelenskiy të zgjidhë problemin në juglindje të vendit” tha Peskov.

Pas fillimit dje (e hënë) të detyrës zyrtarisht, në fjalimin e mbajtur në kryeqytetin Kiev, Zelenskiy tha: “Agresionin rus, në Donbas dhe Krime nuk mund ta mposhtim të vetëm. Për këtë arsye kemi nevojë për ndihmën tuaj. I bëj thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të vazhdojnë të intensifikojnë sanksionet ndaj Rusisë”.  

Nga ana tjetër ai u shpreh edhe në lidhje me përgatitjet e udhëheqjes amerikane për sanksione ndaj projektit “Rryma e Veriut II”, që planifikon të transportojë gazin rus në Gjermani.

“Rryma e Veriut II është një projekt ndërkombëtar ku marrin pjesë kompani gjigande ndërkombëtare dhe që ka përfunduar shumica e ndërtimit. Jemi të bindur se projekti do të përfundojë” tha Kryetari i Shtetit të Ukrainës.  



Lajme të ngjashme