Huthitët sulmojnë Aeroportin “Necran” në Arabinë Saudite

Në Jemen, huthitët ndërmorën sulm me raketë ndaj Aeroportit “Necran” të Arabisë Saudite.

Huthitët sulmojnë Aeroportin “Necran” në Arabinë Saudite

Në Jemen, huthitët ndërmorën sulm me raketë ndaj Aeroportit “Necran” të Arabisë Saudite.

Në deklaratën e zëdhënësit të forcave të koalicionit, të udhëhequra nga Arabia Saudite, Turki el-Maliki, që zuri vend në agjencinë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite, bëhet e ditur se huthitë, e mbështetur nga Irani, ndërmorën një sulm ajror në një pikë shumë të rëndësishme të qytetit Necran në jug të vendit.

Maliki tha se rajoni në fjalë përdoret nga populli (civilët) dhe ky sulm u bë me mjet fluturues pa pilot.

Zëdhënësi nuk dha informacione nëse ka dëme në njerëz dhe materiale dhe detaje në lidhje me sulmin.

Nga ana tjetër, kanali televiziv El-Mesire, i varur nga huthitë bëri të ditur se “u ndërmor sulm ndaj Aeroportit “Necran” dhe në shënjestër ishte depoja e armëve në aeroport.

Në lajm bëhet e ditur gjithashtu se pas sulmit në vendngjarje ra zjarr.

Arabia Saudite kishte deklaruar se aeroporti në rajonin Necran, vend që përballet herë pas here me sulmet me raketë të huthive dhe që ndodhet në kufi me Jemenin, ishte vënë përsëri në shërbim gjatë muajit të ramazanit pas një periudhe 4-vjeçare.

Fluturimet në aeroportin e Necranit kishin ndaluar në vitin 2015 për shkak të luftës në Jemen.  



Lajme të ngjashme