Gjermani – Kërcënohet kryetari i Aleancës për Inovacion dhe Drejtësi (BIG) Haluk Yıldız

Kryetari i Aleancës për inovacion dhe Drejtësi (BIG) në Gjermani, Haluk Jëlldëz (Yıldız) konfirmoi se me anë të postës elektronike ka pranuar një letër me përmbajtje islamofobe dhe kërcënues.

1203886
Gjermani – Kërcënohet kryetari i Aleancës për Inovacion dhe Drejtësi (BIG) Haluk Yıldız

Kryetari i Aleancës për Inovacion dhe Drejtësi (BIG) në Gjermani, Haluk Jëlldëz (Yıldız) konfirmoi se me anë të postës elektronike ka pranuar një letër me përmbajtje islamofobe dhe kërcënues.

Në prononcimin e bërë për gazetarët në qytetin Këln të Gjermanisë, Jëlldëz tha se “Në adresë të shtëpisë na erdhën tonerët bosh për printer si dhe një zarf me emblemën e partisë tonë. Duke menduar se është dërguar nga selia e partisë e hapa zarfin prej të cilit doli një fotografi e Qabesë dhe më falni ndyrësirë mbi foto. Gjithashtu pranuam edhe një letër, ku shkruhej se “Po i kaloni kufijtë, të drejtën e fjalës në këtë vend e kanë gjermanët dhe në qoftë se nuk i dini kufijtë e juaj ne dimë se çfarë do të bëjmë”.

Duke vënë në dukje se është në turne të fushatës zgjedhore, Jëlldëz tha se të hënë do ta denoncojë çështjen pranë policisë.

Jëlldëz gjithashtu shtoi se janë duke bërë përpjekje serioze dhe të rëndësishme për të luftuar kundër racizmit dhe për mbrojtjen e identitetit, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve evropianë me origjinë turke që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe që kanë nënshtetësinë e atyre vendeve që më 26 maj të marrin pjesë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian (PE) që do të mbahen në 28 vendet anëtare të unionit.

Haluk Jëlldëz vuri në dukje që këto zgjedhje janë të rëndësisë historike nga aspekti i turqve, ndërsa tha se “Për herë të parë në këto zgjedhje nuk do të zbatohet sistemi i barazhit. Ne nuk morëm pjesë në zgjedhjet e para, por në këto do të marrim pjesë në mënyrë të fuqishme. Do të jemi në të gjitha kutitë e votimit në Gjermani. Për shkak se nuk ka barazh Aleanca për Inovacion dhe Drejtësi (BIG) do të ketë një karrige në Parlamentin Evropian, ku do të përfaqësohen turqit e Evropës”.

 


Lajme të ngjashme