Regjimi i Esadit vazhdon të shkelë armëpushimin e Zonës së Çtensionimit, 6 të vrarë e 15 të plagosur

6 civilë u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në sulmin e avionëve luftarakë të regjimit të Esadit gjatë vaktit të Iftarit në nënprefekturën Marratinuman brenda Zonës së Çtensionimit në Idlib.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, avionët luftarakë të regjimit të Esadit zhvilluan sulme ajrore në nënprefekturën Marratinuman, qytezën Keferruma dhe fshatin Keferzince si dhe në jugperëndim të qytezës Bidama dhe fshatin Naciye.

Sipas informacioneve të burimeve nga Mbrojtja Civile (Beretat e Bardha), në nënprefekturën Marratinuman u vranë 4 civilë kurse në qytezën Keferruma u vranë dy civilë si dhe u plagosën gjithsej 15 persona.

Që prej 25 prillit e deri më sot të paktën 151 civilë kanë humbur jetën.

Turqia, Rusia dhe Irani, në mbledhjen e zhvilluar në Astana në datat 4-5 maj 2017 e kishin shpallur Idlibin dhe rrethinat e tij Zonë Çtensionimi.

Pas shkeljes së herë pas hershme të forcave të regjimit, Turqia dhe Rusia arritën një marrëveshje shtesë. Regjimi, me ndihmën e mbështetësve të tij vazhdojnë sulmet pavarësisht marrëveshjes së nënshkruar në 17 shtator në Soçi.

Lajme të ngjashme