Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në fokus sulmet e fundit të regjimit në Siri

Nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe koordinatori për Ndihmat Emergjente, Mark Lowcock tha se një sulm ushtarak në rang të madh në Idlib të Sirisë do të ishte tragjedia më e madhe e shekullit të 21-të.

feridun sinirlioglu.jpg

Nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe koordinatori për Ndihmat Emergjente, Mark Lowcock tha se një sulm ushtarak në rang të madh në Idlib të Sirisë do të ishte tragjedia më e madhe e shekullit të 21-të.

Ai mbajti një fjalim në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara dhe tërhoqi vëmendjen se sulmet dhe tensioni në rritje gjatë 3 javëve të fundit në Idlib janë shumë shqetësuese.

“Një sulm ushtarak në rang të madh në Idlib të Sirisë do të ishte tragjedia më e madhe e shekullit të 21-të. Pavarësisht të gjitha paralajmërimeve është duke u bërë realitet frika jonë më e madhe” tha ai.

Në sulmet e 3 javëve të fundit në Idlib kanë humbur jetën rreth 160 persona dhe janë shpërngulur të paktën 180 mijë vetë, - tha Mark Lowcock dhe shtoi se edhe pse shumica e të shpërngulurve vendosen në kampe, mbi 80 mijë njerëz nuk kanë asnjë vend ku të shkojnë.

Edhe Përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në OKB, ambasadori Feridun Sinirlioglu në fjalimin e tij paralajmëroi për fatkeqësinë njerëzore që do të shkaktojë një sulm i dimensionit të lartë ndaj Idlibit dhe shtoi se me marrëveshje kjo tragjedi është parandaluar deri më tani dhe kjo marrëveshje duhet të mbrohet për sigurinë e miliona njerëzve.  

“Jemi ballë për ballë me rrezikun e një fatkeqsie në Idlib. Sulmet e fundit të regjimit mund të zhvendosin qindra mijëra njerëz dhe kjo gjendje përbën një rrezik njerëzor dhe të sigurisë për Turqinë, Evropën dhe më gjerë” tha Sinirlioglu.

Ai nënvizoi gjithashtu se regjimi ka kryer shumë herë krim njerëzor dhe ka kaluar shumë herë vijën e kuqe.

“Ky këshill është i detyruar të parandalojë fatkeqësinë njerëzore. Tashmë është koha për veprim dhe për këtë nevojitet unitet, kurajë dhe elasticitet. Ne nuk mund të braktisim popullin sirian në mëshirën e regjimit” tha Përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në OKB, ambasadori Feridun Sinirlioglu.



Lajme të ngjashme