Lirohet deputeti me origjinë turke i arrestuar në Jerusalem

Lihet i lirë deputeti i Partisë Denk me shumicë turke dhe refugjatesh në Holandë, Tunahan Kuzu, i cili ishte arrestuar nga forcat izraelite mëngjesin e të premtes në Jerusalemin Lindor të pushtuar nga Izraeli.

Këshilltari i deputetit me origjinë turke, Dogukan Ergin tha se Kuzu, së bashku me 4 persona të tjerë, u mbajtën të arrestuar për rreth një orë e gjysmë me pretekstin e “kontrollit të identitetit”.

Ai tha gjithashtu se Kuzu u arrestua pavarësisht se mbante pasaportë diplomatike dhe gjatë kësaj kohe iu morën edhe telefonat celularë.

Pas lirimit ata e falën namazin e xhumasë në Mesxhidi Aksa.

Nga ana tjetër, Tunahan Kuzu postoi në rrjetin social një video përpara xhamisë “Kubbet’us Sahra” në Kompleksin Al-Aksa.

Ai falënderoi të gjithë ata që e mbështetën gjatë kohës që ishte i arrestuar dhe shtoi: “Tani jam i lirë, një ditë edhe Palestina do të jetë e lirë”.

Në deklaratën e bërë me shkrim ditën e premte nga Partia Denk, bëhejt e ditur se Kuzu, i cili mbante në dorë flamurin palestinez u arrestua nga një grup policësh dhe ushtarësh izraelitë teksa ishte duke hyrë në Mesxhidi Aksa.

Ndërsa nga ana e autoriteteve izraelite nuk është bërë asnjë deklaratë.

Lajme të ngjashme