Regjimi sirian vazhdon të shkelë marrëveshjen e armëpushimit për Idlibin

Si pasojë e bombardimeve intensive të regjimit të Beshar Esadit dhe grupeve terroriste të huaja të mbështetura nga Irani ndaj vendbanimeve civile brenda kufijve të Zonës së Çtensionimit në Idlib të Sirisë gjatë orëve të natës kanë humbur jetën 4 civilë.

1197588
Regjimi sirian vazhdon të shkelë marrëveshjen e armëpushimit për Idlibin

Si pasojë e bombardimeve intensive të regjimit të Beshar Esadit dhe grupeve terroriste të huaja të mbështetura nga Irani ndaj vendbanimeve civile brenda kufijve të Zonës së Çtensionimit në Idlib të Sirisë gjatë orëve të natës kanë humbur jetën 4 civilë.

Regjimi i Esadit dhe grupet terroriste të huaja të mbështetura nga Irani dhe forcat e regjimit me Rusinë vazhdojnë sulmet intensive ajrore dhe tokësore në zonën rurale në veri dhe perëndim të Hama-s, brenda kufijve të Zonës së Çtensionimit të Idlibit, rajonin juglindor të Idlibit dhe zonën rurale në perëndim të Halepit.  

Sipas burimeve nga Mbrojtja Civile (Beretat e Bardha), si pasojë e sulmeve që vazhduan përgjatë gjithë natës kanë vdekur gjithsej katër civilë; 2 civilë në Kefer Mus të Idlibit, një civil në Merc ez Zuhur dhe një civil në fshatin Rase el Ayn.  

Për shkak të vazhdimit të bombardimeve të intensifikuara në zonën rurale të Hama-s dhe Idlibit në Zonën e Çtensionimit, ndjehet shqetësimi për rritjen e numrit të viktimave.

Në raportin e muajit prill të Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) bëhet e ditur se në sulmet e regjimit të Esadit janë vrarë 127 civilë ndërsa në sulmet ajrore të Rusisë janë vrarë 13 civilë.

Turqia, Rusia dhe Irani, në mbledhjen e zhvilluar në Astana më 4-5 maj 2017, e shpalli Idlibin dhe rrethinat e tij “Zonë të Çtensionimit”. Turqia dhe Rusia, përballë sulmeve të regjimit të Esadit që shkelin procesin e armëpushimit të filluar në këtë kuadër, arritën një marrëveshje shtesë për zonën në fjalë. Regjimi, me ndihmën e mbështetësve, vazhdon sulmet, pavarësisht marrëveshjes së arritur në Soçi më 17 shtator 2018. Në kuadër të marrëveshjes së Astanas, Rusia, që është garantuesja e regjimit të Esadit është përgjegjëse për ndalimin e sulmeve të regjimit sirian.   

 


Lajme të ngjashme