Pakistan – Sulm kamikaz ndaj një tyrbeje në Lahore, së paku 8 të vdekur

Të paktën 8 persona kanë gjetur vdekjen dhe 26 të tjerë janë plagosur gjatë sulmit vetëvrasës mëngjesin e së mërkurës në një tyrbe sufiste në qytetin verilindor pakistanez të Lahores, kryeqendër e Penxhabit.

Pakistan – Sulm kamikaz ndaj një tyrbeje në Lahore, së paku 8 të vdekur

Kamikazi e shpërtheu bombën shumë afër patrullës policore përpara Tyrbes Data Darbar.

“Në vendngjarje humbën jetën 8 persona, mes tyre 5 policë, si dhe u plagosën 26 të tjerë”, deklaroi kreu i Policisë së Provincës Penxhab, Arif Nawaz.

Ai theksoi se hetimi i deritanishëm tregon që sulmi, ku u përdorën 8 kg lëndë plasëse, është akt individual.

Disa prej të plagosurve janë në rrezik për jetën, si pasojë numri i viktimave mund të rritet.

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, dënoi sulmin terrorist dhe urdhëroi kryerjen e një hetimi të hollësishëm.

Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

E njëjta tyrbe ka qenë në shënjestër të një sulmi të ngjashëm edhe para 9 viteve, kur mbetën të vrarë 24 veta.



Lajme të ngjashme