Mike Pompeo anulon vizitën e tij të parë zyrtare në Gjermani

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka anuluar në minutën e fundit vizitën e tij të planifikuar në Gjermani.

Mike Pompeo anulon vizitën e tij të parë zyrtare në Gjermani

Zyra e Kancelares Angela Merkel ka konfirmuar se takimi i planifikuar për të martën ndërmjet Merkelit dhe Pompeos është anuluar. Zyrtarët nuk dhanë ndonjë arsye për vendimin.

Ndërsa agjencia gjermane e lajmeve “DPA” citoi zyrtarët amerikanë të kenë thënë se vizita duhej të programohej sërish për shkak të disa “situatave emergjente”, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Pompeo do të realizonte të martën vizitën e tij të parë zyrtare në Gjermani.

Shefi i diplomacisë amerikane pritej të takohej në Berlin veçmas me Kancelaren Merkel dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Heiko Maas.



Lajme të ngjashme