“Sulmi ndaj zyrave të AA-së në Gazë ishte i qëllimshëm”

"Izraeli kishte në dorë një 'listë të hakmarrjes' para se të fillonte sulmet në Gaza dhe e dinte se po bombardonte zyrat e medias", tha të dielën Mustafa Ozkaya, zv/drejtori i AA-së.

“Sulmi ndaj zyrave të AA-së në Gazë ishte i qëllimshëm”

Lista e shënjestrave të sulmeve ajrore izraelite e postuar në Twitter dëshmon se shkatërrimi i zyrës së Anadolu Agency (AA) në Gazë ishte i qëllimshëm, thotë zyrtari i lartë i agjencisë.

"Izraeli kishte në dorë një 'listë të hakmarrjes' para sulmeve në Gazë dhe e dinte se po bombardonte zyrat e medias", tha të dielën Mustafa Ozkaya, zv/drejtori i AA-së.

“Në listë përmendet shkatërrimi i ndërtesës së Anadolu Agency. Është një pohim se ata na kanë sulmuar qëllimisht, jo gabimisht”, tha Ozkaya.

“Bombardimi i Anadolu Agency është gjithashtu një dëshmi e shkallës së shkatërrimit që ata synojnë për Gazën”, shtoi Ozkaya.

Anadolu Agency do të vazhdojë t’i rrëfejë botës për Gazën”, u shpreh ai.

Avionët luftarakë rrafshuan ndërtesën në Gaza, ku ndodhej zyra e AA-së duke qëlluar me të paktën pesë raketa pas të shtënave paralajmëruese, raportoi korrespondenti i agjencisë nga Jerusalemi. Nuk u raportua për të lënduar apo të vrarë, por ndërtesa u shkatërrua.

Profili në rrjetin social Twitter i Israel News Feed postoi të dielën një listë të sulmeve të ushtrisë izraelite (IDF), duke përfshirë edhe bombardimin e Anadolu Agency.

Në postim thuhej se IDF sulmon Gazën në kundërpërgjigje:

- U bombarduan të paktën 150

- U vranë të paktën 2 terroristë
- U shkatërrua tuneli nëntokësor
- U bombardua fabrika e raketave
- U bombardua ndërtesa gjashtëkatëshe e Hamasit
- U rrafshua ndërtesa e agjencisë turke (Anadolu Agency)
- Raportohet për të lënduar
- Fotografi

16 palestinezë të vrarë

Që të shtunën, 16 palestinezë, përfshirë një grua shtatzënë dhe fëmija i saj i mitur, janë martirizar dhe 83 të tjerë janë lënduar nga sulmet izraelite.

Të paktën 200 shënjestra civile janë goditur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës duke përfshirë shtatë shtëpi banimi.

Përshkallëzimi i situatës në Rripin e Gazës filloi të premten kur katër palestinezë u martirizuan, përfshirë një adoleshent, si dhe 51 të tjerë mbetën të plagosur në sulmet izraelite ndaj vendeve të lidhura me Hamasin dhe ndaj një tubimi palestinez kundër pushtimit disadekadash të Rripit të Gazës.

 


Lajme të ngjashme