Siri – Regjimi vazhdon të marr jetët e civilëve të pafajshëm në Zonën e Çtensionimit në Idlib

Në sulmet ajrore dhe tokësore të ndërmarra ndaj vendbanimeve civile në Zonën e Çtensionimit në Idlib kanë humbur jetën 10 civilë në mesin e të cilëve 2 ishin fëmijë dhe 4 gra.

Siri – Regjimi vazhdon të marr jetët e civilëve të pafajshëm në Zonën e Çtensionimit në Idlib

Në sulmet ajrore dhe tokësore të ndërmarra ndaj vendbanimeve civile në Zonën e Çtensionimit në Idlib kanë humbur jetën 10 civilë në mesin e të cilëve 2 ishin fëmijë dhe 4 gra.

Regjimi i Beshar Esadit dhe përkrahësit e tij duke filluar nga orët e mbrëmjes së ditës së diel po vazhdojnë me sulme intensive tokësore dhe ajrore ndaj zonave rurale veriore dhe perëndimore të Hamas dhe ndaj nënprefekturave Morik, Latamine, Kefer Zita dhe Kifrenbude, vendbanimit Madik Kale, fshatrave Zejzun, Al-Inkave, Al-Huvejz, Al-Huvejxhe, Al-Havash, Tel Es-Sahir dhe Al-Zekat, në juglindje dhe jugperëndim të Idlibit po sulmohen nënprefektura Kifrenbil dhe fshatërat Al-Habit, Has, Al-Knide, Urejnibe, Shinan dhe Rub-u Al-Xhuz.

Sipas burimeve të ekipeve të Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha) në sulmet ajrore që u organizuan në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme ndaj zonës së Idlibit në fshatin Urejnib janë vrarë 4 persona, në fshatin Rub-u Al-Xhuz 4 dhe në fshatin Shinan 2 civilë.

Ekipet e Mbrojtjes Civile bëjnë të ditur se në mesin e të vrarëve 2 janë fëmijë dhe 4 gra.

Ndërkaq bëhet e ditur se ekipet e Mbrojtjes Civile janë duke vazhduar punimet e kërkim shpëtimit nën bombardim intensiv.

Qendra opozitare për vëzhgimin e avionëve në deklaratën e bërë në median sociale në lidhje me sulmet ajrore të ndërmarra ndaj fshatrave Rub-u Al-Xhuz dhe Shinan kanë thënë se avionët luftarakë rusë janë nisur nga baza ajrore HmejmimLatakijes.

Ndërkaq civilët pas sulmeve të ndërmarra ndaj zonave në fjalë po vazhdojnë të largohen nga shtëpitë e tyre. Një numër i madh i tyre janë strehuar në kampet Atme, Dejr Hassan Kah dhe Kefer Lusin.

Në sulmet e ndërmarra ndaj vendbanimeve civile brenda Zonës së Çtensionimit në Idlib gjatë 4 ditëve të fundit janë vrarë të paktën 59 civilë.

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) në raportin e muajit prill bën të ditur se regjimi i Esadit gjatë sulmeve të ndërmarra ka vrarë 127 civilë, ndërsa nga sulmet ajrore të Rusisë kanë humbur jetën 13 civilë.

Forcat e regjimit krahas marrëveshjes së arritur më 17 shtator 2018, mes Turqisë dhe RusisëSoçi me qëllim forcimin e armëpushimit në rajon, po vazhdojnë me sulme ndaj zonës në fjalë. Ndërkaq në kuadër të marrëveshjes së Astanës, Rusia si garantuese e regjimit të Esadit është përgjegjëse për të parandaluar sulmet e regjimit.

 


Lajme të ngjashme