Moskë - 41 të vdekur në uljen emergjente të avionit me pasagjerë

Të paktën 41 persona kanë humbur jetën pasi aeroplani kompanisë ruse “Aeroflot” bëri një ulje emergjente në aeroportin e Moskës.

1195925
Moskë - 41 të vdekur në uljen emergjente të avionit me pasagjerë

Sipas medias ruse, aeroplani i llojit SSJ-100 i kompanisë “Aeroflot” me 78 vetë në bord (73 pasagjerë + 5 ekuipazh) ishte ngritur nga aeroporti “Sheremetyevo” për të realizuar fluturimin e rregullt Moskë-Murmansk. Por pas pak minutash avioni i pasagjerëve u kthye në aeroport për të bërë ulje emergjente.

Avioni mori flakë në pjesën e pasme të tij gjatë uljes në pistë. Pasagjerët u evakuuan nga avioni që qëndroi në mes të pistës.

Agjencia ruse e lajmeve “TASS” raporton për 41 të vdekur në këtë aksident ajror, për zbardhjen e të cilit kanë nisur hetimet.  



Lajme të ngjashme