Mogherini kritikon sulmet ndaj Izraelit, por nuk prononcohet fare për dëshmorët palestinezë

Mogherini bëri të ditur se raketat e hedhura bënë që “populli i Izraelit të përjetojë dhimbje të papërshkrueshme” por neglizhoi vrasjen e palestinezëve nga ana e Izraelit.

Mogherini kritikon sulmet ndaj Izraelit, por nuk prononcohet fare për dëshmorët palestinezë

Bashkimi Evropian bëri thirrje që Izraeli t’i jap fund bombardimeve ndaj Gazës dhe sulmeve me raketa nga Gaza ndaj Izraelit.

Në komunikatën me shkrim të bërë nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini në lidhje me përshkallëzimin e tensionimit mes Izraelit dhe Gazës thuhet se “Hedhja e rastësishme e raketave nga militantët palestinezë duhet të marrin fund menjëherë. Bashkimi Evropian sërish thekson se përkrahë në mënyrë të fuqishme sigurinë e Izraelit”.

Mogherini, e cila shprehu ngushëllime popullit të Izraelit bëri të ditur se raketat e hedhura bënë që “populli i Izraelit të përjetojë dhimbje të papërshkrueshme” dhe pretendoi se vetëm se përshkallëzuan edhe më shumë tensionimin.

Tërheq vëmendjen se Mogherini në deklaratën e saj nuk përmendi fare palestinezët që ranë dëshmorë dhe u plagosën si pasojë e sulmeve ajrore të Izraelit.

Tensionimi mes Izraelit dhe Gazës filloi të premten kur nga të shtënat me snajper janë plagosur 2 ushtarë izraelitë, pas së cilës filloi të përshkallëzohet tensionimi.

Si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore që Izraeli ndërmori ndaj vendbanimeve civile, nga Gaza u bënë sulme me raketa.

Pas këtyre zhvillimeve ushtria izraelite ditë më parë ndërmori sulme ajrore me avionë luftarakë ndaj Rripit të Gazës me arsyetim se nga ky rajon janë hedhur një numër i madh i raketave.

 


Lajme të ngjashme