ShBA-ja dënon sulmin me raketa ndaj Izraelit, nuk prononcohet për sulmin ndaj zyrave të AA-së

Në përgjigje të pyetjes së gazetarit të agjencisë Anadolli, zëdhënësja Ortagus nuk foli për sulmin ndaj zyrave të AA-së në Gazë, ndërsa tha se “ShBA-ja ndodhet pranë Izraelit dhe mbështet plotësisht të drejtën e tij për vetëmbrojtje përballë sulmeve të ne

1195303
ShBA-ja dënon sulmin me raketa ndaj Izraelit, nuk prononcohet për sulmin ndaj zyrave të AA-së

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus dënoi sulmet me raketa nga Rripi i Gazës ndaj Izraelit, ndërsa nuk u prononcua për sulmet ajrore të Izraelit ndaj godinës ku ndodheshin edhe zyrat e agjencisë së lajmeve Anadolli (AA) në Gazë.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarit të agjencisë Anadolli, zëdhënësja Ortagus nuk foli për sulmin ndaj zyrave të AA-së në Gazë, ndërsa tha se “ShBA-ja ndodhet pranë Izraelit dhe mbështet plotësisht të drejtën e tij për vetëmbrojtje përballë sulmeve të neveritshme”.

“ShBA-ja dënon sulmet intensive me raketa të bëra nga Hamasi dhe Xhihadi Islam i Palestinës ndaj civilëve të pafajshëm në Izrael. U bëjmë thirrje përgjegjësve të këtyre sulmeve për të ndalur menjëherë këto sulme”, deklaroi zëdhënësja Ortagus.

Ushtria izraelite të shtunën ndërmori sulme ndaj Rripit të bllokuar të Gazës me çrast goditi zyrat e agjencisë së lajmeve Anadolli (AA). Sulmi ndaj godinës i kryer me 5 raketa bëri që godina të shembet plotësisht.

Sulmet ndaj Rripit të Gazës Izraeli i filloi me arsyetim se nga ky rajon janë hedhur raketa në territore izraelite.

 


Lajme të ngjashme