Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Biseda Putin-Trump, në fokus ishin tema të rëndësishme

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump biseduan në telefon për Venezuelën, Korenë e Veriut, Ukrainën dhe marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Amerikës.

Biseda Putin-Trump, në fokus ishin tema të rëndësishme

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump biseduan në telefon për Venezuelën, Korenë e Veriut, Ukrainën dhe marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Amerikës.

Në deklaratën e bërë nga Qendra e Informacionit të Kremlinit, Putin dhe Trump zhvilluan një bisedë telefonike, që zgjati një orë e gjysmë.

Bëhet e ditur se në bisedën, ku u shqyrtua gjendja në Venezuelë, Putini theksoi se e ardhmja mund të vendoset vetëm nga populli i vendit.

Putin u shpreh se ndërhyrja ndaj çështjeve të brendshme të Venezuelës ose ndryshimi i udhëheqjes së vendit me dhunë do të godasë shpresën për një zgjidhje politike të krizës në këtë vend.

Në bisedën telefonike Putin dha informacione në lidhje me takimin që zhvilloi javën e kaluar me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe bëri thirrje për lehtësimin e presionit të sanksioneve ndaj qeverisë së Pyongyang-ut, e cila ka bërë pjesën që i takon.

Sipas deklaratës së Kremlinit dy liderët shqyrtuan edhe zhvillimet pas zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë.

Pala ruse mbrojti mendimin se udhëheqja e Kievit duhet të hedhë hapa reale në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Minsk-it.

Në bisedën, ku u shqyrtuan edhe marrëdhëniet dypalëshe u konfirmua se duhen hedhur hapa për të bërë përsëri efektive takimet reciproke në fusha të ndryshme.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders në deklaratën e bërë në lidhje me bisedën në fjalë, tha se dy liderët u konsultuan mbi mundësinë e një marrëveshjeje të re për çarmatimin bërthamor.  

Në bisedë Trumpi nënvizoi se udhëheqja në Venezuelë duhet të ndryshojë në një mënyrë paqësore.



Lajme të ngjashme