Katari konfirmon mirëpritjen e turit të negociatave Amerikë-Taleban

Katari konfirmoi se ka mirëpritur turin e negociatave të reja ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Talebanit.

Katari konfirmon mirëpritjen e turit të negociatave Amerikë-Taleban

Katari konfirmoi se ka mirëpritur turin e negociatave të reja ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Talebanit.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit bëhet e ditur se turi i negociatave ndërmjet Amerikës dhe Talebanit, që u zhvillua ditën e mërkurë në kryeqytetin Doha, ishte në cilësinë e vazhdimit të 2 bisedimeve të mëparshme, që kanë si synim paqen dhe stabilitetin në Afganistan.  

Gjithashtu bëhet e ditur se palët shqyrtuan marrëveshjen kornizë, të qartësuar në 2 bisedimet e fundit, për “tërheqjen e fuqive të huaja nga Afganistani” dhe “mospërdorimin e territoreve të Afganistanit kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ndonjë vendi tjetër”.  

Në deklaratë shkruhet gjithashtu se Katari i ka cilësuar negociatat e paqes në Afganistan si një zhvillim i rëndësishëm dhe shpreson që të japin rezultatin e kërkuar.

Zëdhënësi i Talebanit, Zebihullah Mucahid kishte bërë të ditur të enjten se negociatat me Amerikën kishin filluar përsëri në Katar.

Talebani, që nga muaji korrik e deri më sot është takuar 5 herë me Përfaqësuesin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Afganistanin, Zalmay Halilzad.



Lajme të ngjashme