Vazhdojnë sulmet e regjimit të Esadit në Zonën e Çtensionimit në Idlib

Si pasojë e bombardimeve intensive të regjimit të Beshar Esadit dhe mbështetësve të tij ndaj vendbanimeve civile brenda kufijve të Zonës së Çtensionimit në Idlib të Sirisë kanë humbur jetën 5 civilë ndër të cilët 2 fëmijë dhe një grua.

Sipas informacioneve të burimeve lokale qyteza Kansafra në juglindje të Idlibit, në afërsi të fshatrave Termela, Bsekla Has dhe Abdin dhe në nënprefekturën Kifrenbude në veri të Hama-s, si dhe në zonën rurale perëndimore në fshatin El Huveyz u ndërmorën sulme intensive ajrore dhe tokësore.

Mbrojtja Civile (Beretat e Bardha) bënë të ditur se si pasojë e sulmeve në orët e mëngjesit në qytezën Kansafra dhe fshatin Bsekela në jug të Idlibit humbën jetën 5 civilë ndër të cilët 2 fëmijë dhe një grua dhe u plagosën edhe shumë të tjerë.

Nga ana tjetër, komponenti i Ushtrisë së Lirë Siriane, Fronti i Lirisë Kombëtare zmbrapsi tentativën e regjimit sirian për të përparuar në nënprefekturën Kifrenbude, që ndodhet në zonën rurale në veri të Hama-s.

Ndërsa në sulmet ajrore dhe tokësore të ditës së mërkurë në nënprefekturën Kifrenbude në veri të Hama-s dhe rajonet Rashidin dhe Han El Asal në perëndim të Halepit ishin vrarë 3 civilë dhe ishin plagosur 3 të tjerë.

Lajme të ngjashme