Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Rusia propozon formatin e Stambollit për zgjidhjen e krizës siriane

Përfaqësuesi i posaçëm i Putinit për Sirinë, Aleksandër Lavrentyev, tha në një intervistë për “Sputnik” vazhdimi i formatit të samitit katërsh që u mbajt vitin e kaluar në Stamboll do të ishte i dobishëm në zgjidhjen e krizës siriane.

Rusia propozon formatin e Stambollit për zgjidhjen e krizës siriane

Aleksandër Lavrentyev, përfaqësuesi i posaçëm i presidentit rus Vladimir Putin për Sirinë, tha se për të zgjidhur krizën siriane ka nevojë për ide të ndryshme dhe një nga këto mund të jetë vazhdimi i formatit të samitit katërsh që u mbajt vitin e kaluar në Stamboll.

Në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve “Sputnik”, Lavrentyev, tha se për zgjidhjen e problemit sirian ka nevojë për ide të ndryshme dhe disa vende perëndimore nuk kanë ndërmarrë ende ndonjë hap në këtë drejtim, shtoi ai.

Duke iu referuar samitit katërsh (Turqi-Francë-Gjermani-Rusi) që u mbajt në fund të 2018-s në Stamboll Lavrentyev tha:

"Është një format shumë interesant. Ne nuk e injorojmë mundësinë që samiti të zhvillohet sërish me të njëjtin format”.

Samiti mbi Sirinë u mbajt më 27 tetor 2018 në Stamboll me pjesëmarrjen e presidentit rus Vladimir Putin, atij francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel me ftesë dhe kujdesin e veçantë të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Liderët ranë dakord për nevojën e krijimit të komitetit kushtetues deri në fund të vitit dhe u pajtuan në mendimin e përbashkët se vazhdimi i formatit të samitit katërsh duke shtuar numrin e pjesëmarrësve do të përshpejtonte zgjidhjen e konfliktit (në Siri).



Lajme të ngjashme