Qeveria e Venezuelës bën përpjekje për zmbrapsjen e tentativës për grusht shtet

Trupat besnike të Presidentit, Nicolas Maduro bëjnë përpjekje për të zmbrapsur tentativën për grusht shteti të ndërmarrë nga një grup ushtarësh.

Qeveria e Venezuelës bën përpjekje për zmbrapsjen e tentativës për grusht shtet

Qeveria e Venezuelës njoftoi se janë duke bërë përpjekje për të zmbrapsur tentativën për grusht shteti të ndërmarrë nga një grup i ushtarakëve të lidhur me opozitarët.

Zëvendësministri i shtetit përgjegjës për Komunikim, Kulturë dhe Turizëm, Jorge Rodriguez nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter njoftoi se po bëhen përpjekjet për zmbrapsur një tentativë për grusht shteti të ndërmarrë nga një grup ushtarkësh, të cilët ai i cilësoi si “tradhtarë bashkëpunëtorë të opozitës së krahut të djathtë”.

Kryetari i Kuvendit Kushtetues, Diosdado Cabello i bëri thirrje popullit që të mblidhen para Pallatit Presidencial për të mbrojtur Presidentin Nicolas Maduro.

Ndërkaq ministri i Mbrojtjes, Vladimir Lopez bëri të ditur se janë në gatishmëri përballë “tentativës për grusht shteti”, ndërsa shtoi se brenda njësive ushtarake nuk ka ndonjë gjendje të jashtëzakonshme.

Ndërsa Juan Guaido, i cili u vetshpallë president i vendit, me anë të një videoje të postuar në median sociale u bëri thirrje popullit dhe ushtarëve të dalin nëpër rrugë.

Guaido videon në fjalë të cilin e bëri në afërsi të aeroportit “La Carlota” në kryeqytetin Karakas me një grup ushtarësh përreth, e publikoi në median sociale Twitter.

Në këtë video, që është bërë përpara një autoblinde, ku duket një grup i ushtarëve dhe aktivisti opozitarë, Leopoldo Lopez, i cili është i dënuar me burgim shtëpiak, Guaido u bëri thirrje ushtarëve që të dalin në rrugë për të mbrojtur kushtetutën e vendit.

“Ju bëjë thirrje për t’u vënë në veprim për rindërtimin demokratik të vendit. Tani ka ardhur koha”, bëri të ditur Guaido.

Aktualisht në kryeqytetin Karakas disa njësi ushtarake kanë bllokuar rrugët, ndërsa në disa rrugë të tjera vërehet prania e makinave ushtarake.



Lajme të ngjashme