Libi – Avionët e huaj godasin vendbanimet civile në Tripoli

Me kërkesën e liderit të forcave ushtarake në lindje të Libisë, Gjeneral Halife Hafter avionët e huaj luftarakë goditën njësitë e banuara në kryeqytetin Tripoli.

1191565
Libi – Avionët e huaj godasin vendbanimet civile në Tripoli

Me kërkesën e liderit të forcave ushtarake në lindje të Libisë, Gjeneral Halife Hafter avionët e huaj luftarakë goditën njësitë e banuara në kryeqytetin Tripoli.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) shkruhet: “Qeveria jonë dënon fuqishëm sulmet ajrore, që janë bërë shkak për vdekjen dhe plagosjen e civilëve. Këto sulme janë ndërmarrë nga ana e avionëve luftarakë të vendeve të huaja me kërkesën e kriminelit të luftës Halife Hafter në qytezën Ebu Selim me banim të dendur të kryeqytetit Tripolit”.  

Në deklaratë i bëhet thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, shteteve të mëdha dhe shoqërisë ndërkombëtare që të ndalojnë sulmet, të mbrojnë civilët dhe të përmbushin përgjegjësitë duke filluar inspektimet ndaj vendeve të huaja që kanë ndërmarrë këto sulme dhe t’i dënojnë ato.

Gjithashtu bëhet e ditur se forcat e armatosura të Hafterit kanë pushtuar komplekset e naftës, që janë burimi themelor i të ardhurave të libianëve dhe paralajmërohet se kjo do të bëhet shkak për ngatërresa në tregjet ndërkombëtare të naftës.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme dënohet heshtja e shoqërisë ndërkombëtare kundër sulmeve të cilat cilësohen si “terrorizëm” dhe theksohet se Qeveria e Pajtimit Kombëtar është në kontakt intensiv me vendet mike dhe vëllazërore për të ndaluar sulmet, vendosjen e sigurisë së jetës dhe pronës së civilëve dhe me qëllim që të qartësohet qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar.

Ministri i Punëve të Brendshme të GNA-së, Fethi Bashaga, që zhvilloi të dielën një vizitë surprizë në Tunizi bëri të ditur se në sulmin ajror të ndërmarrë në Tripoli “me raketat e një prej vendeve që ndërhyjnë në punët e brendshme të Libisë” u vranë 5 civilë dhe u plagosën 27 të tjerë.   

Nga ana tjetër, në një postim në lidhje me temën në llogarinë zyrtare në median sociale Twitter, ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Sheiku Muhammed bin Abdurrahman Al Thani, shkroi: “Dënojmë fuqishëm bombardimin e pamëshirshëm dhe të rastësishëm në vendet e banuara civile në Tripoli, kryeqytetin e Libisë”.  

Al Thani tërhoqi vëmendjen se civilët janë marrë në objektivë për të krijuar kaos dhe goditja e institucioneve dhe objektivave njerëzore është “krim lufte” dhe ata që kryejnë dhe mbështesin këto krime përmbajnë përgjegjësi.

 


Lajme të ngjashme