SHBA – Sulm i armatosur në sinagogë, një i vrarë dhe tre të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi të armatosur në një sinagogë të qytetit San-Diego, në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

SHBA – Sulm i armatosur në sinagogë, një i vrarë dhe tre të plagosur

Kryetari i Bashkisë së San-Diegos, Steve Vaus, bëri me dije se një grua 19-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e plagëve që mori gjatë sulmit të armatosur në një sinagogë, mëngjesin e së shtunës.

“Një rabin, një djalë dhe një vajzë janë plagosur gjithashtu”, shtoi Vaus duke sqaruar se gjendja shëndetësore e tyre është e qëndrueshme.

Sulmi u krye në ditën e fundit të pashkëve hebraike, festë që përkujton daljen e izraelitëve nga Egjipti gjatë kohës së Profetit Musa (Moisi).

Një 19-vjeçar i identifikuar si John Earnest u arrestua në lidhje me sulmin dhe hetimet vazhdojnë. Zyra e Sherifit të San-Diegos njoftoi se sulmuesi kishte vepruar vetëm.



Lajme të ngjashme