Trump paralajmëron tërheqjen e ShBA-së nga Traktati i OKB-së i Tregtisë së Armëve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi se administrata e tij nuk do të ratifikojë Traktatin e Tregtisë së Armëve (ATT) të nënshkruar në OKB dhe se do të tërhiqet prej saj.

Trump paralajmëron tërheqjen e ShBA-së nga Traktati i OKB-së i Tregtisë së Armëve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi se administrata e tij nuk do të ratifikojë Traktatin e Tregtisë së Armëve (ATT) të nënshkruar në OKB dhe se do të tërhiqet prej saj.

Trump mbajti një fjalim në “Forumin e liderëve” të organizuar në Indianapolis nga ana e  Institutit të Veprimtarisë Legjislative të Shoqatës Kombëtare të Pushkës (NRA-ILA) që organizatë lobuese e Shoqatës së Pushkëve Kombëtare (NRA).

Trump në praninë e pjesëmarrësve nënshkroi një dokument në lidhje me tërheqjen e vendit të tij nga Traktati i OKB-së i Tregtisë së Armëve, ndërsa shtoi se “Kombet e Bashkuara së shpejti do të marrin një njoftim zyrtar se Amerika do të hedh poshtë këtë marrëveshje”.

Trump nënshkroi një mesazh për Senatin duke kërkuar që ai të ndalë procesin e ratifikimit dhe t'ia kthejë atij të drejtën për marrëveshje.

Trump gjithashtu kritikoi propozimet e demokratëve për kufizimin e shitjeve të armëve në vend, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ndërkohë që demokratët lejojnë që kriminelët e huaj të shëtisin lirshëm në vend pa dhënë llogari, ata kërkojnë t’i çarmatosin qytetarët tanë që respektojnë ligjet. Për deri sa jam unë president kjo kurrë nuk do të ndodhë”.

Ndërkaq në deklaratën e bërë nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me çështjen thuhet se Traktati i Tregtisë së Armëve është nënshkruar në vitin 2013 nga ish-Presidenti Barack Obama, por pas marrjes së detyrës nga Donald Trump traktati i ishte dërguar Shtëpisë së Bardhë për ratifikim.

Traktati i Tregtisë së Armëve u nënshkrua në vitin 2013 në OKB me qëllim të standardizimit të shitjes së armëve konvencionale dhe të transferit. Ndërkohë që traktati u nënshkrua nga 130 vende, 101 vende e vënë në zbatim traktatin.

63 vende në mesin e të cilave ndodhen Kina, Rusia, Koreja e Veriut, Irani, Siria, Armenia dhe Egjipti nuk e nënshkruan këtë traktat.



Lajme të ngjashme